Kongresmenët republikanë amerikanë bënë publike pa dashje vendndodhjen e bazës së CIA-s në Benghazi, shkruan botimi "The Washington Post". Gjatë seancave dëgjimore publike, kushtuar sqarimin të rrethanave të vdekjes së katër diplomatëve në këtë qytet, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit tregoi një fotografi të bërë nga ajri, në të cilën ishte shënuar jo vetëm konsullata, por edhe "lokale suplementar" i saj.

Doli se në këto ambiente ishin vendosur përfaqësuesit e "një strukture tjetër qeveritare". Me këtë eufemizëm në Uashington përcaktohet CIA.

Tashmë të gjithë terroristët në mbarë botën e dinë se ku ndodhet baza e CIA-s në Benghazi dhe sa njerëz punojnë atje. Përveç kësaj u bë e qartë se ka shumë mundësi që konsullata të jetë rrezikuar jo nga neglizhenca e Departamentit të Shtetit, por pikërisht për shkak të mosveprimit nga ana e CIA-s.