Parashutisti (skydiver) austriak Felix Baumgartner ka vendosur ta shtyjë hedhjen e tij nga lartësia stratosferike për shkak të erërave të forta në shkretëtirën e shtetit New Mexico. Meteorologët konfirmojnë se ditë e përshtatshme për rekord do të jetë 11 tetori.

Ekipi austriak ka vendosur tashmë në platformën e startit balonën stratosferike të mbushur me helium, e cila duhej ta ngrejë rekordmenin potencial deri në lartësinë më shumë se 36 km. Gjatë rënies së lirë, e cila duhet të zgjasë rreth 8 minuta, Felix Baumgartner shpreson të bëhet njeriu i parë që do të kapërcejë barrierën e shpejtësisë së zërit pa ndihmën e teknologjive bashkëkohore.