Muzikantët e grupit "Led Zeppelin" njoftuan për daljen e filmit "Celebration Day", i cili i dedikohet koncertit të fundit të grupit. Koncerti në kujtim të themeluesit të Atlantic Records Ahmet Ertegün, i cili hidhte në treg disqet e "Led Zeppelin", u mbajt në vitin 2007 në Londër.

Ju kujtojmë se pas vdekjes në vitin 1980 të bateristit të grupit John Bonham muzikantët rrallë mblidhen së bashku.

Filmi koncert i "Celebration Day" do të shfaqet në kinema më 17 tetor, ndërsa më 19 nëntor do të dalë në DVD.