0Kompania ajrore gjermane, e cila është e njohur për programin e saj "Fluturim pa barriera", nuk mundi të përgatisë për një muaj avionin për transportimin e personave me aftësi të kufizuara. Kompania mund t’ia kthente paratë e biletave mbrapsh pasagjerëve "jo të zakonshëm” që shumë kohë para fluturimit dhe jo vetëm pak kohë para nisjes së tij. Bashkëpunëtorët e kompanisë Air Berlin i trajtuan me pakujdesi pasagjerët rusë, vë në dukje Drejtuesja e grupit punues të Komisionit për personat me aftësi të kufizuara pranë Presidentit të Federatës Ruse Nadiezhda Bellkova:


0- Ne kaluam nëpër të gjitha procedurat e përgatitjes për fluturim. Numri i pasagjerëve në karrige me rrota është saktësuar çdo javë me kompaninë, meqenëse aplikimi i parë për bileta ishte kthyer që në gusht. Askush nuk mori mundimin të na shpjegojë ne ndonjë gjë. Ne kaluam normalisht inspektimin, kontrollin doganor. Dhe papritur, pikërisht para hyrjes në avion, u dëgjua sinjali “të ndalohet ulja e pasagjerëve në bord”. Pas kësaj neve na u njoftua se ata mund të marrin në bord vetëm dy pasagjerë në karrige me rrota, kurse të tjerët të veprojnë si të duan. Unë mendoj se ekuipazhi nuk donte të humbiste një orë kohë, e cila do tu nevojitej anëtarëve të tij për të zbritur invalidët në karroca me rrota nga avioni dhe për t’i shoqëruar ata deri në aeroport.

Tani kompanitë ajrore gjermane po përpiqen ta ezaurojnë skandalin. Në kompaninë Air Berlin deklarojnë se në bazë të rregullave të brendshme të sigurisë në bordin e aeroplanit mund të pranohen jo më shumë se 2 persona në karrige me rrota (invalidë). Por për ekzistencën e një rregulli të tillë kompania i paralajmëroi pasagjerët rusë, kur gjysma e delegacionit të përbërë prej 34 vetësh, midis të cilëve ishin edhe 6 persona në karroca me rrota, kishte hipur tashmë në aeroplan. Kjo nuk është vetëm shkelje e Konventës mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, por edhe shkelje e marrëveshjes mbi transportin, - shprehet juristi gjerman, partner i kompanisë “Baker & McKenzie - CIS, Limited” Max Gutbrod:

- Në parim, kapiteni duhet të vendosë vetë, duke u nisur nga arsyet e garantimit të sigurisë, se çka është e lejuar dhe çfarë nuk është. Në rastin konkret ai mendon rreth asaj, se si dhe kush në situatë emergjente do të merret me evakuimin e pasagjerëve me aftësi të kufizuara. Në BE ekziston një dispozitë e përgjithshme, sipas së cilës personat me aftësi të kufizuara duhet të njoftojnë 48 orë para fluturimit për atë që kanë nevojë. Dhe në këtë rast ata janë të detyruar t’i marrin në bord. Nëse informacioni përkatësisht numrit të tyre ka qenë i plotë, atëhere rasti mund të kanalizohet në brazdën civilo-juridike dhe pas kësaj mund të bëhet fjalë madje për kompensimin e dëmit. Nëse është përfunduar paraprakisht marrëveshja për transportimin e pasagjerit, ndërsa kapiteni i anijes pa kurrfarë arsyesh refuzon ta pranojë atë në bord, atëhere udhëtarit duhet t’i jepet një tjetër mundësi për të fluturuar nga kompania përkatëse.

0Variantin alternativ të fluturimit kompania ajrore gjermane ia propozoi invalidëve rusë vetëm pas pasqyrimit të menjëhershëm të incidentit në faqet e mediave. Kompania gjermane e ka paguar dhe ia ka porositur transferimin e pasagjerëve “jo të zakonshëm” deri Düsseldorf Aeroflot-it rus. Që të fluturojnë në Gjermani për pjesëmarrje në forumin dedikuar përvojës gjermane të krijimit të një mjedisi të aksesueshëm, qytetarëve rusë iu desh të presin gjithë ditën në aeroport. Gjatë kësaj, atyre nuk i ofrua as hotel dhe as ushqim, siç është rregull të bëhet kjo në rastet e vonesës së fluturimit.