Gjykata e qytetit të Moskës morri vendimin për t'ia zëvendësuar afatin e dënimit pjesëmarrëses së punk grupit “Pussy Riot” Ekaterina Samuceviç me lirim me kusht dhe ta lirojë atë mu në sallën e gjyqit. Aktgjykimi për dy pjesëmarrëset e tjera të procesit - Maria Alehina dhe Nadjezhda Tollokonnikova - ka mbetur i pandryshuar.

0Trupi gjykues rishikoi ankesën e Gjykatës së Kasacionit për dënimin dy-vjeçar të pjesëmarrësve të grupit “Pussy Riot”, të dënuara për punk lutjen (russ. панк-молебен) "O Hyjlindëse, Shën Mari, dëboje Putinin!", të mbajtur prej tyre në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.