0Materialet provokative, që gjetën platformë në Internet, mund të shkaktojnë trazira serioze sociale, kurse sulmi i planifikuar informativ në World Wide Web mund ta dëmtojë shtetin madje më fort se bombardimi bërthamor. Kjo i detyron vendet të marrin masat e nevojshme të sigurisë, u shpreh për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Shefi i seksionit të Inteligjencës konkurruese të kompanisë "DialogShkenca" (russ. «ДиалогНаука») Andrei Masalloviç:

- Shumë shtete janë duke u përpjekur që të fitojnë epërsi në hapësirën kibernetike, pasi ato ia kanë frikën jo dhe aq sulmeve masive, se sa ndryshimit të pakontrolluar apo dobësimit të regjimeve. Pikërisht asaj që ne kemi parë në Tunizi, Egjipt, Libi dhe Siri. Të gjitha këto ngjarje u shoqëruan nga një parapërgatitje masive në Internet dhe kësaj ia kanë frikën tani edhe vendet e zhvilluara.

Në Konferencën ndërkombëtare mbi hapësirën kibernetike (Cyberspace), që u mbajt në Budapest, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbështeti iniciativën e Moskës në lidhje me standardet e sjelljes së shteteve në World Wide Web. Drejtori i Qendrës ruse për Hulumtime Politike Vladimir Jevsejev është mëse i bindur se Amerika po përpiqet tani t’i shmanget fatit të kundërshtarëve të vet, ndaj të cilëve ajo vetë ka përdorur në mënyrë aktive armë kibernetike:

- SHBA-të e provokojnë vetë luftën kibernetike (cyberwar) dhe në të njëjtën kohë përpiqen të mbrohen në mënyrë maksimale prej saj. Me sa duket nga të gjitha, ato janë të interesuara në përdorimin e burimeve disponuese nga Rusia dhe nga kjo pikëpamje janë të gatshme për të bashkëpunuar me të. Por ne duhet të perceptojmë qartë, se SHBA preokupohen, në radhë të parë, për sigurinë e vendit të vet.

Nuk është hera e parë që Administrata amerikane deklaron mbi gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Rusinë në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë globale, por pjesëmarrja reale e Uashingtonit në këtë punë lë shumë për të dëshiruar, tha Vladimir Jevsejev:

Pozita e SHBA-ve ndaj hapësirës kibernetike është e njëjtë si për armët strategjike ofensive - ato flasin në lidhje me reduktimin e armëve duke krijuar gjatë kësaj sistemin global të mbrojtës antiraket (MAR). Kjo qasje nuk bën gjë tjetër veçse inkurajon, nxit konfrontimin e mëtejshëm.

0Çështja e rrezikut kërcënues kibernetik duhet të shtrohet më gjerësisht, mendon eksperti rus. Dhe më e rëndësishmja - të mos krijojmë vetë kushtet për zhvillimin e luftës kibernetike.