Arkeologët, me ndihmën e skanimit lazer, zbuluan 72 vizatime të panjohura më parë në pllakat e Stonehenge. 71 prej tyre përfaqësojnë sëpata të epokës së bronzit, ndërsa një tjetër përfaqëson në vetvete një kamë të po asaj periudhe. Vizatimet, sipas fjalëve të shkencëtarëve, i përkasin periudhës së viteve 1500-1800 p.e.s.. Imazhet e gdhendura në gur janë shkatërruar dhe errësuar pjesërisht, prandaj nuk mund të shihen me sy të lirë.

0Më parë, në vitet ‘50, në këtë monument janë gjetur figura të ngjashme. Studimi i ri tregoi se, në fakt, ato janë shumë më tepër nga ç’mendonin arkeologët. Shkencëtarët supozojnë se sëpatat mund të jenë paraqitje simbolike të stuhive dhe erërave të shkaktuara nga perënditë, të cilat në traditën indo-europiane shpesh asocioheshin me armë të tilla.