Astronautët Sunita Williams dhe Akihiko Hoshide ankoruan me sukses anijen e parë komerciale kozmike me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Dyert e anijes pritet të hapen të enjten më 11 tetor. Anija ka sjellë në Stacion një ngarkesë rreth 450 kg - produkte ushqimore, veshje për ekipazhin dhe pajisje për eksperimente shkencore.

"Dragon" do të qëndrojë si mysafir në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar për 18 ditë dhe më pas do të ulet në Oqeanin Paqësor, në brigjet e Kalifornisë, duke kthyer në Tokë rreth 900 kg ngarkesa.