Zelanda e Re për premierën e pjesës së parë të kinotrilogjisë "Hobbit" do të hedhë në qarkullim monedha ari me imazhet e personazheve të veprës.

Monedhat e reja do të dalin në shitje më 1 nëntor dhe do të pranohen si pagesë për mallra dhe shërbime njëlloj si dhe monedhat e tjera. Më e shtrenjta do të jetë monedha me vlerën 10 dollarë me imazhin e Bilbo Baggins, e prodhuar nga një ons ari. Fansave të botës së Tolkien-it ajo do t’i kushtojë 3.695 dollarë të Zelandës së Re (rreth 3000 USD). Më e lira do të jetë monedha me vlerën 1 dollar, e cila mund të blihet për 29,9 dollarë.