Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov shpreson se goditja mbi Iranin nuk do të ndërmerret kurrë. Për këtë ai u deklaroi sot gazetarëve.

0"Ne shpresojmë shumë se kjo goditje nuk do të ndodhë kurrë, sepse ajo është rruga më e shkurtër për t’u dhënë fund përpjekjeve për zgjidhjen e të gjitha çështjet, të cilat kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit", - tha Ministri rus.