Këngëtarja britanike Sarah Brightman deklaroi se do të fluturojë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar(SKN) si turiste.

"Kam planifikuar të bëhem pjesëmarrëse e fluturimit në Kozmos dhe para pak kohësh mora konfirmimin që unë mund të filloj përgatitjen për fluturim, detajet e të cilit do të përcaktohen së shpejti mes partnerëve të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar", - deklaroi këngëtarja.

Brightman është këngëtare e muzikës me mjaft popullaritet, një nga interpretueset më të mira në botë në zhanrin e crossover-it klasik. Brightman e filloi karrierën e vet artistike si kërcimtare dhe pastaj u bë një yll i musicals "Cats" dhe "The phantom of the opera". Nëpër botë janë shitur mbi 30 milionë CD të Sarah Brightman.