0Sepse njëri nga kandidatët presidencialë - Mitt Romney - është hierark i lartë i "Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme". Është plotësisht e mundur që, në rast të fitores së tij në zgjedhjet presidenciale, Shtetet e Bashkuara të drejtohen nga Mormonët, besojnë disa ekspertë.

Mormonët në Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur tradicionalisht - ndër të tjera edhe në mënyrë financiare - Partinë Republikane. Megjithatë, për postin e kryetarit të shtetit një përfaqësues i "Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme" po pretendon për herë të parë. Dhe arsyeja është e plotësisht e qartë: deri kohët e fundit qëndrimi i shoqërisë amerikane, dhe jo vetëm i asaj amarikane, ndaj Mormonëve, për t’u shprehur butë këtu, nuk është aspak ambig (i dyjëzuar).

Ekspertët e përshkruajnë këtë fe si një sistem të njohurive sekrete mbi të kaluarën para-kolumbiane të Amerikës, e cila është e hapur vetëm për ata që besojnë në këtë doktrinë. Përfundimi kryesor i të cilës konsiston në atë si më poshtë vijon: do të shpëtojnë vetëm anëtarët e "Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme" dhe njerëzit që kanë patur lidhje gjaku, farefisnore me ta. Dhe, vetëkuprohet, "populli i zgjedhur, kanakar i Perëndisë" i SHBA-ve: sepse ardhja e dytë do të ndodhë në territorin e Salt Lake City, prej ku Jezu Krishti do të marrë të preferuarit, të përzgjedhurit e vet.

Aktualisht rezulton se nën kontrollin e Mormonëve ndodhen shumë korporata të mirënjohura globale dhe grupe të fuqishme financiare-industriale. Mund të thuhet se Mormonët përbëjnë bërthamën, thelbin e elitës amerikane. Mormonët kanë qenë dhe janë shtylla kurrizore e inteligjencës amerikane, shërbimeve speciale, strukturave ushtarake, Ministrisë amerikane të Financave. Pra, mund të konfirmohet me siguri të plotë, se ata tani përcaktojnë në shumë gjera politikat e brendshme dhe të jashtme të SHBA-ve.

Madje më tepër se kaq, meqenëse sipas kanonit të kësaj feje deri në kohën e Gjykimit Fundit do të shpëtojnë vetëm Mormonët dhe njerëzit e lidhur me ta me marrëdhënie farefisnore, "Kisha" do të përdorë të gjithë teknologjinë më të njohur të informacionit për të ndërtuar drurin gjenealogjik të mbarë botës. Sipas fjalëve të ish-Kreut të Byrosë ruse të Interpolit Vladimir Ovçinskij, ata kanë krijuar një bazë të dhënash elektronike të të gjithë Mormonëve të gjallë dhe të vdekur në planet, në të cilën kanë gjetur pasqyrim gjithashtu të gjitha lidhjet farefisnore të njeriut. Baza e të dhënave elektronike të Mormonëve shfrytëzohet aktivisht nga FBI e CIA.

0Se kush do të hyjë përfundimisht në Zyrën Ovale - këtë do ta vendosin vetë amerikanët më 6 nëntor. Ndërkohë, disa ekspertë i këshillojnë politikanët të përgatiten megjithatë për "iluminizmin ala amerikançe", i cili e pret botën nëse zgjedhjet presidenciale në Amerikë i fiton Mitt Romney.