Prodhimi në seri i gjuajtësit rus me perspektivë të gjeneratës së pestë "T-50" (rus. «ПАК ФА») do të fillojë në vitin 2020. Për këtë njoftoi Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Anatoli Serdjukov.

0Më parë prodhimi në seri i avionit u planifikua të fillojë në vitin 2015, ndërsa ai i serisë së vogël - në vitin 2013. Furnizimi i avionëve të parë në Forcat Ushtarke Ajrore ruse pritej në vitin 2016. Anatoli Serdjukov nuk shpjegoi se cila është arsyeja e vonesës së prodhimit në seri të gjuajtësit në fjalë.