Papa i Romës Benedikti XVI të mërkurën për herë të parë kreu një lutje në arabisht në një fjalim që i kushtohej 50-vjetorit të fillimit të Këshillit II të Vatikanit.

"Papa lutet për ata që flasin gjuhën arabe. Zoti ju bekoftë të gjithëve!", - tha Papa në arabisht.

Këshilli II i Vatikanit u hap në vitin 1962 dhe zgjati deri më 1965. Në këtë Këshill u miratuan një sërë dokumentesh të rëndësishme që lidhen me jetën e Kishës.