Si pasojë e goditjes raketore të dhënë me ndihmën e avionëve amerikanë pa pilot (drones) në kufi me Afganistanin u vranë të paktën pesë militantë, njoftojnë përfaqësuesit e shërbimeve speciale të vendit. Goditja u dha mbi kampin e militantëve, i cili ndodhet në lindje të provincës Waziristani i Veriut.

0Në Pakistan nuk po pushojnë protestat në lidhje me përdorimin nga ana e forcave ushtarake të SHBA të avionëve pa pilot, për shkak të të cilëve shpesh vriten banorë paqësorë.