Në Pakistan më shumë se njëqind persona organizuan një manifestim publik për të shprehur indinjatën e vet në lidhje me sulmin e talebanëve ndaj një vajze 14-vjeçare.

Në spitalin ushtarak të qytetit Peshawar dje iu nënshtrua operacionit Malala Yousafzai, e cila mori plagë të rënda në kokë. Jeta e saj është ende në rrezik. Përgjegjësinë për sulmin ndaj saj e morrën mbi vete talebanët.

0Malala Yousafzai u bë e njohur për mbajtjen e një ditari në Internet, në të cilin përshkruante jetën nën pushtetin e talebanëve në luginën e lumit Swat në veriperëndim të Pakistanit.