Moska zuri vendin e 20-të në bazë të pikëve të grumbulluara, duke u ngritur një pozicion në renditjen e liderëve ekonomikë botërorë, sipas studimit të "Qytetet e mundësive - 2012". Gjithsej në studim morrën pjesë 27 qendra të mëdha financiare, tregtare dhe kulturore të botës.

Vendin e parë e ndanë midis tyre Londra dhe Nju Jorku.

Moska hyri në dhjetëshen e parë për nga treguesve të tillë si ndikimi ekonomik, investimet e huaja direkte, rritja ekonomike dhe vëllimi i investimeve. Moska u vlerësua gjithashtu si një nga qytetet më të "arsimuara", duke zënë vendin e 5-të përkatësisht pjesës përbërëse të popullsisë me arsim të lartë.