Në Meksikë një bandë kriminelësh të armatosur rrëmbyen kufomën e Kreut të vrarë të kartelit të drogës "Los Zetas". Për këtë njoftuan autoritetet meksikane.

0Heriberto Lazcano, i njohur me pseudonimin "Xhelati", u vra në një shkëmbim zjarri me marinsat në veri të vendit të dielën. Ekzaminimi i kryer ka konfirmuar identitetin e viktimës.