Spanja zyrtarisht i ka vënë në dispozicion SHBA-ve bazën detare në Rota (Cadiz) për të vendosur elementet e sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket (MAR). Marrëveshja në fjalë u nënshkrua sot nga ministrat e mbrojtjes të të dy vendeve.

Marrëveshja jep të drejtën për të vendosur në bregdetin spanjoll, duke filluar nga viti 2013, katër shkatërrues (distroyers) të pajisur me sistemin antiraket AEGIS dhe praninë në vend të 1.100 ushtarakëve amerikanë. Përveç kësaj, anijet amerikane në përbërjen e një grupi të përhershëm të NATO-s do të marrin pjesë në stërvitje të ndryshme dhe manovra, dhe nëse do të jetë e nevojshme do të përdoren si forca të reagimit të shpejtë.