Objekti i shndritshëm, i zbuluar nga Mars rover “Curiosity”, rezultoi të ishte një fragment i vetë atij.

Kur u zbulua objekti, ekspertëve të NASA u lindën dyshime se ai nuk është një objekt me origjinë marsiane, por njëfarë detali i Mars rover. Punët në kuadër të programit të eksplorimit të Marsit u anuluan dhe në vend të kësaj u vendos të përqëndroheshin në studimin e kujdesshëm të objektit të zbuluar.

0Ende nuk mund të përcaktohet me saktësi se nga cila pjesë e Mars rover është shkëputur konkretisht objekti në fjalë. Është përcaktuar vetëm se kjo është një copë plastike, me sa duket e pjesës së butë të tij. Zbatimit të programit të planifikuar të studimeve të Mars rover “Curiosity” do t’i rikthehen vetëm pasi ekspertët të binden se aftësitë e punës së Mars rover nuk i kërcënon asgjë.