Gjuajtësit e Forcave të Armatosura Ajrore të Izraelit u ngritën në ajër pas një alarmi të dhënë lidhur me shfaqjen e një objekti fluturues të paidentifikuar (UFO) në pjesën qendrore të vendit. Në të njëjtën kohë, për arsye sigurie u ndërprenë të gjitha fluturimet dhe uljet e avionëve me pasagjerë në aeroportin e Tel Avivit "Ben Gurion".

Megjithatë, në një kohë të shkurtër pilotët raportuan se objekti nuk përbën asnjë kërcënim. Por se çfarë objekti është parë në qiell, nuk specifikohet.