Qeveria italiane shkarkoi nga detyra gjithë administratën e qytetit jugor Reggio di Calabria, për të parandaluar transferimin e kontrollit mbi qytetin në duart e mafias.

Vendimi u morr pasi u bë e ditur për lidhjet e zyrtarëve të qytetit me organizatën mafioze “Ndragheta”, e cila merret me trafikim droge dhe konsiderohet si një nga bandat më të fuqishme në Itali.

0Menaxhimi i qytetit deri për zgjedhjet e reja do të mundësohet nga një komisioner i caktuar nga qeveria.