Përvetësimi i vendburimeve në shelf do të çojë në një bum të naftës në Irlandë. Kjo është deklaruar nga Tony O'Reilly, Kreu i kompanisë Providence Resources, e cila është e angazhuar në shpimin e tokës në Detin Irlandez.

Sipas vlerësimeve të Providence Resources, vetëm në vendburimin Barryroe mund të nxirren deri në 280 milionë fuçi naftë. Tani nxjerrja e naftës në Irlandë nuk po kryhet dhe ajo është e detyruar t’i blejë lëndët hidrokarbure në vende të tjera.

Deti Irlandez mund të kthehet për Irlandën në atë ç’ka u bë Deti i Veriut për Britaninë e Madhe dhe Norvegjinë. Në këtë det nxjerrja e naftës filloi në vitet 1970, gjë kjo që çoi menjëherë në rritjen e mirëqenies në vendet që nxjerrin naftë atje.