Policia indoneziane paralajmëroi për sulme të mundshme terroriste gjatë ceremonive përkujtimore me rastin e përvjetorit të 10-të të shpërthimeve në ishullin Bali.

Një zëdhënës i policisë deklaroi se në ishull janë shtuar forcat e rendit, në lidhje me faktin se në ceremoninë përkujtimore do të marrin pjesë Presidenti i vendit Susilo Bambang Yudhoyono dhe Kryeministrja e Australisë Julia Gillard. Julia Gillard vendosi të marrë pjesë në këto aktivitete ngjarje pavarësisht kërcënimit.

0Si rezultat i shpërthimeve në klubet e natës në Bali më 12 tetor të vitit 2002 u vranë 202 persona, midis të cilëve dhe 88 qytetarë australianë.