Qeveria gjermane paraqiti në parlamentin e vendit - Bundestag - propozimet në lidhje me një projekt-ligj të destinuar për të rregulluar aspektet ligjore të cirkumcizionit (synetisë) në mesin e myslimanëve dhe hebrenjve.

Ligji thekson se operacionin duhet ta kryejë një profesionist me përvojë dhe kjo duhet të bëhet me kujdes maksimal dhe me anestezi efektive.

Në qershor të këtij viti gjykata e qarkut në Këln e barazvlerësoi cirkumcizionin (synetinë) e djemve për arsye fetare me një vepër penale, gjë kjo që shkaktoi një valë indinjate në komunitetet myslimane dhe hebraike në vend.