0FMN-ja deklaroi se në gjashtë muajt e fundit janë rritur ndjeshëm rreziqet për stabilitetin e ekonomisë globale. Arsyeja kryesore për shqetësimin në rritje të investitorëve vazhdon të mbetet kriza e borxhit në një sërë vendesh të zonës së euros, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për ta zgjidhur situatën. Në FMN mendojnë se liderët e vendeve të eurozonës duhet të veprojnë më shpejt dhe më me vendosmëri për të luftuar krizën e borxhit.