Autoritetet izraelite dhe amerikane, pavarësisht nga këndvështrimet e ndyshme publike, ditët e fundit afruan në mënyrë të ndjeshme qëndrimet e tyre në lidhje me çështjen e operacionit ushtarak kundër Iranit, gjë që e bën zhvillimin e tij jashtëzakonisht të mundshëm. Artikullin në lidhje me këtë e publikoi në revistën “Foreing Policy” David Rothkopf - eksperti i njohur në SHBA për çështjet politike ndërkombëtare.

0Operacioni ushtarak do të luajë në favor të Barack Obama, i cili tani po humbet pikë në garën parazgjedhore me republikanin Mitt Romney. Ky i fundit po e ndërton programin e tij të politikës së jashtme në bazë të kritikave në adresë të Barack Obama, i cili nuk është mjaft "i ashpër" në marrëdhëniet me Iranin dhe "shpërfill interesat e Izraelit". Në rastin e dhënies së goditjeve mbi Iranit Mitt Romney do të detyrohet të pranojë se ato që tha nuk ishin të vërteta dhe të mbështesë veprimet e Barack Obama.