Ditari i revolucionarit të famshëm Ernesto Che Guevara, i shkruar prej tij në muajt e fundit të jetës së vet, u bë publik në Internet.

Në vitin 2009 Ministria e Kulturës së Bolivisë publikoi "Ditari bolivian i Che", i cili mbulonte periudhën që nga momenti i mbërritjes të revolucionarit në vend dhe deri më 7 tetor të vitit 1967, dy ditë para vdekjes së tij. Në Internet ditari më parë nuk ka ekzistuar, ndërsa tani ai mund të gjendet në faqen e Intrenetit www.chebolivia.org.

Ernesto Che Guevara u bë një nga simbolet e luftës revolucionare në Amerikën Latine. Më 9 tetor të vitit 1967 ai u kap nga një detashment i ushtrisë boliviane dhe u pushkatua.

Galeria fotografike: Revolucionari më i famshëm i shekullit XX - Ernesto Che Guevara