Parashutisti austriak dhe skydiver-i Felix Baumgartner planifikon sot të kryej një hedhje nga lartësia stratosferike dhe të arrijë shpejtësinë e zërit në fluturim e sipër.

Sportisti ekstrem do të kryejë hedhjen nga një balonë mbi shtetin amerikan të New Mexico nga lartësia 36.5 km. Ai do të përpiqet që gjatë rënies të arrijë një shpejtësi mbi 1000 km/h dhe të hapë parashutën vetëm para uljes në shkretëtirë.