0Aardvark-u (angl. pig formicary) femër me moshë dy-vjeçare u soll në kopshtin zoologjik të Çeliabinskut (Chelyabinsk) nga Tanzania dhe atë e pagëzuan tashmë me emrin Masjanja (Masyanya). Duke parë këtë Aardvark, duket sikur të gjitha pjesët e trupit të tij janë huazuar nga kafshë të ndryshme, ndan me ne përshtypjet e veta punonjësi i kopshtin zoologjik të Çeliabinskut Aleksandër Titagin.

Pjesa e pasme e trupit të kësaj kafshe - bishti dhe këmbët - ngjajnë me të kangurit, turiri i zgjatur shëmbëllen me feçkën e milingonë-ngrënësit, hunda me atë të derrit, ndërsa veshët i ka si të lepurit.

Në ditët tona kjo është një kafshë ekzotike që ka mbijetuar vetëm në Afrikë, në jug të shkretëtirës së Saharasë. Emrin "Aardvark" (angl. pig formicary) kafsha e ka marrë për shkak të strukturës së veçantë të dhëmbëve, të cilët ngjasojnë me tubëza të vegjël të ndërfutur në nofull pa smalt dhe rrënjë. Në sajë të këtyre dhëmbëve, të cilët i rriten gjatë gjithë jetës së vet, kafsha është rrëmihësja më e mirë e dheut në planet - një strofkë me thellësi deri në 1 metër ajo e gërmon në më pak se 5 minuta.

Aardvarksët (Aardvarks) jetojnë në liri, pra në kushtet e natyrës së egër, gati 18 vjet, kurse në robëri (në kopshtin zoologjik) deri në 24. Kafsha në fjalë (angl. pig formicary) peshon deri në 100 kilogramë, trupi i saj arrin gjatësinë gati 1.5 metra, kurse bishti më shumë se gjysëm metri. Në natyrë Aardvark ushqehet ekskluzivisht me termite dhe milingona, ndërsa në kopshtin zoologjik ai ka një tjetër menu - më të pasur e më diverse, tregon Aleksandër Titagin.

Bazën e racionit të kafshës e përbën ushqimi i balancuar i qenit, i cili duhet të jetë i njomur me lëng. Plotësohet ky racion suplementarisht me fruta - Aardvark-ut i pëlqejnë shumë shalqinjtë dhe trangujt. Ndërsa si proteina atij i shtohen në vakt krimbat e miellit. Kafsha mbahet në ambjent (lokal) me dysheme me ngrohje, në të cilin kaloriferët janë fshehur në mure. Në dysheme derdhet shumë leh pishe, ku ajo mund të ushtrojë rrëmihjen e vet rutinore.

Masjanja (Masyanya) gëzon një popullaritet jashtëzakonisht të madh në mes të vizitorëve të kopshtit zoologjik të Çeliabinskut. Ajo i jep një kënaqësi të veçantë fëmijëve.

Numri i saktë i aardvarks-ëve aktualisht ekzistues në botë nuk dihet. Këtë kafshë pak kush e ka parë në savanat afrikane, sepse ajo është aktive vetëm në periudhën e natës, kur në kërkim të ushqimit mund të përshkojë deri në 12 kilometra. Evropianët mësuan për herë të parë mbi ekzistencën e saj në vitin 1719 prej udhëtarit holandez Kolb. Por tregimet e tij ishin kaq të pazakonshme, saqë në atë kohë shumë pak besonin në ekzistencën e aardvarks-ëve.

0Kohët e fundit kjo kafshë e rrallë plotësoi listën e pretendentëve për paraardhës të homo sapiens. Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Kembrixhit, Aardvark është “kushëriri” më i afërt i paraardhësve të të gjithë gjitarëve placentarë, prej të cilëve dhe ka marrë prejardhjen e vet njeriu. Gjatë miliona viteve të evolucionit Aardvark-u, me modifikimet (ndryshimet) më minimale të formës së vet, diti të sjellë deri në ditët tona gjenet e paraardhësit të përbashkët.