Këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga vizitoi themeluesin e site "WikiLeaks" Julian Assange në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku Assange fshihet prej më shumë se 100 ditë nga ekstradimi në Suedi.

Këngëtarja qëndroi me Assange rreth pesë orë. Është bërë e ditur se Gaga dhe Assange drekuan së bashku dhe pastaj bënë një foto për kujtim. Foto u postua nga fan-club-i i këngëtares "Little Monsters".