Vëllimi i eksportit të tankut kryesor luftarak rus "T-90" në periudhën e viteve 2001-2010 i tejkaloi një mijë njësi, thuhet në raportin e "Uralvagonzavod", i cili prodhon automjete. Sipas konfirmimeve të kompanisë, për periudhën e sipërpërmendur "T-90S" (russ. "T-90C") u bë tanku më i shitur në botë.

Blerësja më e madhe e këtyre tankeve është India, e cila ka blerë tashmë 640 syresh dhe përveç kësaj nënshkroi një kontratë për prodhimin e licencuar të një mijë tankeve të tillë. Në total India planifikon të rrisë numrin e "T-90" në forcat e saj të armatosura deri në dy mijë njësi.

Në armatimet e Rusisë janë në shërbim rreth 620 tanke "T-90" të llojeve të ndryshme.