0Ky Traktat, i nënshkruar në vitin 1992 në Helsinki, aktualisht përfshin 34 shtete pjesëmarrëse. Qëllimi i tij është përforcimi i mirëkuptimit dhe besimit reciprok. Fluturimet e vëzhgimit realizohen mbi territoret e shteteve të Evropës, Rusisë, SHBA-së dhe Kanadasë. Regjimi i Qiejve të Hapur u lejon partnerët për të fiksuar nga ajri objektet e nevojshme, thotë eksperti ushtarak rus Viktor Baranec:

- Në radhë të parë kjo, natyrisht, ka të bëjë me objektet e forcave strategjike bërthamore dhe forcat e armatosura konvencionale. Traktati i Qiejve të Hapur rregullon praktikisht gjithçka: edhe llojin e avionit dhe çfarë se pajisje duhet të jetë instaluar në bordin e tij. Kjo bëhet me qëllim që të garantohet një siguri e lartë e asaj, se asnjëra nga palët nuk po rrit e zhvillon lloje të caktuara të armëve, veçanërisht bërthamore, dhe se plani i deklaruar nga çdonjëra prej tyre i dislokimit të forcave në këtë apo atë rajon të caktuar i përgjigjet plotësisht realitetit. Kjo krijon njëfarë transparence në botë dhe forcon besimin në mes të vendeve.

Britanikët do të fluturojnë mbi territorin rus me aeroplanin suedez të kompanisë SAAB. Ai nuk është i përshtatur për përdorimin e ndonjë arme. Pajisjet dhe aparaturat e monitorimit në bordin e tij kanë kaluar certifikimin ndërkombëtar. E njëjta gjë vlen edhe për aeroplanin rus “Tu-154” (russ. «ТУ-154»), i cili do të kryejë dy fluturime në qiellin e SHBA-së, thotë eksperti ushtarak rus Viktor Litovkin:

- Është e rëndësishme të theksohet se në avionin që fluturon mbi Shtetet e Bashkuara është e detyrueshme prania e ushtrakëve amerikanë, që cilët monitorojnë me shumë kujdes respektimin gjatë fluturimit të inspektimit të kushteve të bashkërenditura të Traktatit. Ashtu si dhe kur avioni suedez, francez, gjerman apo amerikan fluturon mbi territorin e Rusisë në bordin e tij janë prezentë ushtarakët rusë, të cilët vëzhgojnë që aeroplani mos të devijojë në të djathtë ose në të majtë dhe t’i përmbahet itinerarit të rakorduar më parë.

0Ekspertët theksojnë se në të ardhmen parashikohet mundësia e zgjerimit të regjimit të "qiellit të hapur" mbi zona të reja, për shembull, për mbrojtjen e mjedisit.