0Mikroçipi elektronik, i montuar në një pistoletë apo automatik, do të jetë në gjendje të identifikojë qitësin dhe të bllokojë të shtënat në rast të mospërkimit të të dhënave biometrike.

Fotografia, shenjat e gishtave, veçoritë e retinës dhe informacione të tjera suplementare personale do të regjistrohen në çipin që do të vendoset në armë. Dhe në qoftë se arma (pistoleta) bie në duar të gabuara, të huaja ose pronarit të saj i ndalohet përdorimi i armës, atëhere ajo thjesht nuk do të shtijë.

Vetë ideja është e madhe, e mrekullueshme, sidomos për armët e reja. Vetëm se zbatimi i saj në ekzemplarët tashmë të prodhuar të armëve është nën një pikëpyetje të madhe, tha Kryeredaktori i revistës "Eksperti i armëve" Andrei Frollov:

- Si mund të vendosen këto çipe, për shembull, në armët e vjetra në mënyrë të tillë që keqdashësit të mos kenë mundësi t’i demontojnë ato ose t’i nxjerrin jashtë përdorimit, t’i bëjnë të paefektshëm. Unë kam dyshime serioze në lidhje me atë, se në një automatik “Kallashnikov” ose një pistoletë “Makarov”, dhe aq më tepër në një pistoletë të tipit TT, mund të montohet çipi (chip) në mënyrë të tillë që arma të mos shtijë në duar të gabuara, të huaja.

Përveç kësaj, në botë ekziston një treg jashtëzakonisht i madh i paligjshëm armësh. Sistemi i ri në të ardhmen e afërt nuk ka gjasa të ndikojë në veprimtarinë e biznesit në hije, beson eksperti rus i armëve Maksim Popenker:

- Duke pasur parasysh trafikimin ilegal të armëve në tregun e zi, efekti i vërtetë i veprimit të këtij sistemi nuk do të bëhet i dukshëm, i ndjeshëm menjëherë. Zhvillimi i ri (mikroçipi elektronik) fillimisht nuk do të ndikojë në përdorimin penal të armëve, sepse kriminelët nuk i blejnë armët e reja në dyqane.

Por edhe nëse do të marrim parasysh vetëm qarkullimin ligjor të armëve, rëndësia e sistemit të ri është e vështirë të mbivlerësohet. Së pari, çipet e instaluar brenda armëve do të lejojnë ndjekjen e rrugës së tyre që nga konvejeri i prodhuesit e deri tek përdoruesi i fundit. Së dyti, çipi do të regjistrojë çdo veprim të bërë me armën, duke përfshirë edhe mënyrën e përdorimit dhe harxhimit e fishekëve. Kjo shpesh herë mund të luajnë një rol vendimtar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve (situatave të diskutueshme) që lindin, për shembull, në rastin e përdorimit të armëve nga policia.

0Kostoja e projektit tani për tani mbahet sekret. Dhe kjo është plotësisht e qartë, sepse aplikimi i këtij sistemi do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Thesarit të shtetit. Megjithatë, të gjitha shpenzimet e bëra për këtë do të mbulohen, kur falë këtyre çipeve do të shpëtohen jetë njerëzish dhe do të zbulohen krime.