Aktori Danny DeVito u nda nga gruaja e tij, aktorja Rhea Perlman. Informacionin mbi prishjen e martesës e konfirmoi zëdhënësi i 67-vjeçarit De Vito. Cili ishte shkaku i ndarjes së bashkëshortëve, të cilët jetuan 30 vjet në lidhje martesore, nuk është bërë e ditur. Kanë bërë kërkesë për divorc DeVito dhe Perlman apo bëhet fjalë vetëm për një prishje faktike të marrëdhënieve, kjo mbetet gjithashtu e panjohur. Vetë bashkëshortët nuk komentojnë në lidhje me ndarjen.

Danny DeVito dhe Rhea Perlman u njohën në vitin 1970. Pas 12 viteve njohje çifti u martua. Gjatë martesës së DeVito dhe Perlman lindën tre fëmijë.