Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka deklaruar se vendi nuk furnizon me armë Sirinë.

Deklarata erdhi në përgjigje të një hetimi të BBC-së, e cila ka zbuluar se armët me origjinë ukrainase, të destinuara për dërgim në Arabinë Saudite, kanë rënë në duart e rebelëve sirianë në qytetin e Aleppo.

Një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës njoftoi se me Arabinë Saudite në vitin 2010 u nënshkrua një kontratë për furnizimin e armëve, por kjo kontratë është në përputhje të plotë me të gjitha kërkesat ndërkombëtare.