Më shumë se gjysma e pilotëve suedezë pranuan se ata nuk mund ta mposhtin dot ndjesinë e gjumit gjatë kryerjes së një fluturimi. 70% thanë se të paktën një herë kanë bërë gabime në drejtimin e avionit për shkak të lodhjes ekstreme. Këto të dhëna janë paraqitur në një studim të ri të pavarur.

Anketimi është kryer me 625 pilotë, të cilët punojnë në kompani të ndryshme ajrore suedeze. 80% e të intervistuarve deklaruan se kushtet ekzistuese të punës, në veçanti numri i lejuar i orëve të fluturimit, përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e fluturimeve. Aktualisht dita e punës së një piloti zgjat 13-15 orë.