Fituesi i konkursit të ngrënies së kacabunjve, 32-vjeçari Edward Archbold, vdiq menjëherë pas shpalljes së rezultateve të tij. Archbold filloi të villte, ai humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital, por nuk u arrit t'i shpëtohej dot jeta atij. Shkaqet e vdekjes së fituesit do të përcaktohen pas autopsisë.

Konkursi u zhvillua në një dyqan për kafshët në Florida. Në konkurs morrën pjesë edhe 30 persona të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk u ankua për probleme me shëndetin. Çmimi që do të merrte Archbold ishte një gjarpër piton, të cilin ai kishte ndërmend t’ia shiste një miku të tij.