Numri i protestantëve në Shtetet e Bashkuara për herë të parë në vend ra nën 50% dhe përbën aktualisht vetëm 48% të popullsisë, sipas një studimi të kryer nga Pew Forum on Religion & Public Life.

Dy arsyet kryesore të reduktimit të numrit të besimtarëve protestantë kanë qenë shfaqja e besimtarëve, të cilët nuk janë pjesë e besimeve të njohura fetare, dhe rritja e përfaqësuesve të ateistëve, numri i të cilëve në pesë vitet e fundit ka shkuar nga 15% deri në 20%.

Pasuesit e protestantizmit, të emigruar nga Evropa në Amerikë, pjesërisht edhe për shkak të persekutimit fetar nga ana e katolikëve, që nga koha e themelimit të SHBA-ve përbënin shumicën dërrmuese të qytetarëve të këtij vendi.