Në poligonin ushtarak, i cili ndodhet 40 km nga Orenburgu, pas tre shpërthimeve të municioneve që i përkisnin asgjësimit morrën flakë depot. Aktualisht shpërthimet u ndaluan. Viktima dhe të lënduar nuk ka. Janë dëmtuar xhamat e dritareve të shtëpive përreth.

Galeria fotografike

Në vendin e shpërthimit janë dërguar të gjitha njësitë e shërbimeve emergjente dhe janë duke punuar xhenierët. Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) njoftoi se tani po evakuon banorët e dy fshatrave, të cilët gjenden në afërsi të depove, ku banojnë rreth 10 mijë vetë.