Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i ka kërkuar autoriteteve siriane në mënyrë të njëanshme të përfundojnë operacionet luftarake kundër grupeve të armatosura të kryengritësve. Këtë deklaratë ai i bëri në një konferencë shtypi sot pas takimit me Presidentin francez François Hollande.

Kundërshtarët e Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad, nga ana tjetër, duhet ta pranojnë këtë armëpushim dhe të rreshtin luftën e armatosur, theksoi ai.