Shkencëtarët kanë zbuluar në sipërfaqen e Planetit të Kuq, pranë Mars rover "Curiosity", një objekt të vogël të ndritshëm që mund të jetë një fragment i vetë eksploruesit të Marsit, informon NASA.

Për rrjedhojë u vendos të pezullohen operacionet e planifikuara me pajisjen e grumbullimit të dheut. Shkencëtarët me ndihmën e kamerave të Mars rover "Curiosity" do të përpiqen të bëjnë fotografi të reja të objektit për të përcaktuar se për çfarë sendi bëhet fjalë dhe për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të incidentit në vijueshmërinë e mëtejshme të misionit.