Në Meksikë arrestuan Salvador Alfonso Martinez Escobedo-n, të dyshuarin për vrasjen e 72 emigrantëve në shtetin verior të Tamaulipas në vitin 2010. Trupat e emigrantëve u gjetën në një varr masiv pranë një ferme në San Fernando.

Sipas supozimeve të autoriteteve lokale, Escobedo ishte kreu i degës rajonale të kartelit të drogës "Los Zetas". Sipas hetuesve, emigrantët mund të jenë vrarë si rezultat i refuzimit për të punuar për llogari të baronëve të drogës.