0Prodhuesit japonezë të automobilave informojnë mbi rënien e ndjeshme të shitjeve në Kinë pas fillimit të konfliktit midis dy vendeve për shkak të Ishujve të diskutueshëm Senkaku. Toyota, Honda dhe Suzuki deklaruan se shitjet e tyre në Kinë ranë në shtator deri në 40%. Uzinat japoneze të prodhimit të automobilave në Kinë kanë reduktuar prodhimin për shkak të kërkesës në rënie.