Mijëra njerëz u mblodhën përpara ndërtesës së parlamentit në Athinë për të protestuar kundër vizitës në Greqi të Kancelares gjermane Angela Merkel. Rreth shtatë mijë policë janë përfshirë në ruajtjen e rendit në kryeqytet.

Në duar protestuesit mbanin parullat "Ju nuk jeni të mirëpritur këtu, imperialistë - jashtë prej këtej!", "Jo Rajhut të Katërt" si dhe postera me svastikën naziste. Grekët janë të zemëruar e të indinjuar prej politikave shtrënguese të vëna në zbatim nga qeveria. Shumë besojnë se pikërisht Merkel është nismëtarja e masave për kursimin maksimal të të ardhurave buxhetore.