Google do të zgjidhë problemin e mungesës së përmbajtjes profesionale në videohosting-un YouTube, duke krijuar më shumë se 60 kanale me përmbajtje ekskluzive. Tematika e kanaleve të reja përfshin sportin, muzikën, programet argëtuese, lajme dhe të tjera. Në krijimin e kanaleve do të marrin pjesë personalitete dhe kompani të njohura mediatike. Kanalet do të jenë në dispozicion pa pagesë. Koston e prodhimit të show-ve dhe serialeve Google ka në plan ta mbulojë me anë të reklamave.