Në Gjermani testet laboratorike treguan se shkaktuesit e infeksionit të zorrëve, nga i cili u prekën më shumë se 11.000 persona, ishin të ashtuquajturat noroviruse të gjendura në luleshtrydhet e ngrira, të cilat janë importuar me shumë gjasa nga Kina.

Rastet e para të infektimit u raportuan në javën e kaluar. Shumica e të prekurve janë nxënës dhe fëmijë që shkojnë në kopshte. Simptomat e sëmundjes janë të përzierat dhe dhimbjet e stomakut.

Ekspertët janë të sigurtë se shkaktuesi i infeksionit gjendej në produktet e kompanisë gjermane Sodexo. Pikërisht kjo kompani furnizonte institucionet arsimore me dreka, në të cilat përfshiheshin edhe luleshtrydhet nga Kina.