FMN-ja ka ulur parashikimin e rritjes për ekonominë botërore në vitet 2012 dhe 2013. Sipas parashikimeve të përditësuara, në vitin 2012 ekonomia botërore do të rritet me 3.3% në vend të 3.5%, sa ishte planifikuar më parë. Parashikimi për 2013 është ulur nga 3.9% deri në 3.6%.

Siç thuhet në raportin e Fondit, problemi kryesor qëndron në faktin se vendet e zhvilluara kanë dështuar në rikthimin e besimit të investitorëve. FMN-ja vë në dukje se shqetësimi më i madh për investitorët tani është qëndrueshmëria e euros dhe situata ekonomike në Shtetet e Bashkuara.