Policia në Londër ka arrestuar një 26-vjeçar rus, i cili është akuzuar për dëmtimin e pikturës së ekspresionistit Mark Rothko në galerinë e artit bashkëkohor Tate Modern.

Ai e quajti veten Vladimir Umanc - mbështetës iu lëvizjes "yellowism" dhe pranoi se ka bërë mbishkrim në pikturë, por nuk bie dakord me faktin se ky është një akt vandalizmi. Incidenti ndodhi të dielën e kaluar.