"Aleatët disponojnë të gjitha planet e nevojshme për të ruajtur sigurinë e Turqisë nëse do të jetë e nevojshme", - deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para hapjes së takimit dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të Aleancës.

Turqia ka përqendruar njësitë e veta ushtarake në kufirin me Sirinë dhe sulmon me artileri trupat ushtarake të saj në përgjigje të çdo predhe artilerike apo mortaje të rënë në territorin turk, të lëshuar nga territori i shtetit fqinj.